Në Mali të Zi mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Mali i Zi mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat që nga pavarësia e vendit në vitin 2006. Në zgjedhje marrin pjesë 15 lista dhe të drejtë vote kanë 542.468 qytetarë.

Sot në mëngjes janë hapur vendvotimet në të gjithë vendin dhe procesi po vijon normalisht.

Lista e parë në fletëvotim është lista e Partisë Boshnjake (BS), drejtues i së cilës është lideri i BS, Ervin Ibrahimoviç. E dyta është lista e Iniciativës Qytetare Kroate, e udhëhequr nga kreu i asaj partie, Adrijan Vuksanoviç, dhe e treta është lista e Lëvizjes Popullore “Drejtësia për të Gjithë”, e kryesuar nga ish-ministri i Drejtësisë Vladimir Leposaviç.

Lista e Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos-it është në vendin e katërt dhe kryesohet nga kryetari i PKSH-së, Vladimir Jokoviç, në pozitën e pestë është Koalicioni Popullor i përbërë nga Prava Mali i Zi, Lëvizja Demokratike Kristiane (DHP), Mali i Zi i Lirë, Partia e Serbisë Demokratike dhe Lëvizja për Pljevlja, dhe kreu i DHP-së është Dejan Vukshiç.

Vendi i gjashtë në listë i takon Aleancës Shqiptare, përbërës të së cilës janë Forca, Aleanca Demokratike, Aleanca Demokratike e Malit të Zi dhe grupi civil Pokret za Tuzi, dhe kryetar i Forcës është Genci Nimanbegu. Pas saj vjen lista e lëvizjes Preokret e udhëhequr nga ish-deputeti Srgjan Periç, e ndjekur nga Lëvizja për Ndryshime, listën e së cilës e ka lideri i asaj partie, Nebojsha Medojeviç.

 

Në pozitën e nëntë është lista “Mi mozome”, me kryetare Dragica Peroviç Ivanoviç, në të dhjetin është koalicioni “Së bashku”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Social Demokratët, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve dhe Partia Liberale. Drejtues është Danijel Zhivkoviç.

Lista e Lëvizjes Evropa tani (PES) është në pozitën e 11-të, të cilën e prin kreu i PES Milojko Spajiç. Pas tyre vijon lista e Partisë Socialdemokrate e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Cetinjës, Nikolla Gjurashkoviç, ndërsa në pozitën e 13-të është lista e Lëvizjes Qytetare URA dhe Demokratëve, e udhëhequr nga kryetari i demokratëve, Aleksa Beçiç.

 

Në vendin e 14-të është lista e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, i cili përbëhet nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike (DNP) dhe Partia e Punëtorëve. Me drejtues kreun e DNP, Milan Knezheviç.

Në vendin e 15-të renditet lista e Forumit Shqiptar, aleancë, përbërës të së cilës janë Alternativa Shqiptare (AA), Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve. Ajo udhëhiqet nga kreu i AA-së dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj.

 

Burri shpenzon 23,000 dollarë për një kostum realist ujku që të mos ndihet më njeri

Toru Ueda, një inxhinier në Tokio shpenzoi 23,000 dollarë për një kostum tepër realist me pamje ujku që e mbulon atë nga koka te këmbët. Kur vesh kostumin, “nuk ndihem më njeri” dhe kam shansin të shpëtoj nga ekzistenca ime e zakonshme shprehet ai. 

 

Ueda përdori kompaninë japoneze Zeppet për të porositur kostumin e tij realist të ujkut. Kompania është e specializuar në krijimin modeleve për industrinë e argëtimit, si edhe maskota.

Inxhinieri donte që kostumi të ishte sa më natyral që të ishte e mundur, duke e lejuar atë të ecte si një njeri. Për ta bërë realitet ëndrrën e tij, klienti dhe kompania shkëmbyen 40 email ku diskutuan detaje aq të vogla deri tek tekstura e gëzofit.

Ueda kujdeset për kostumin e tij dhe nuk do ta konsumojë. Është diçka që ai e ndan me miqtë duke pirë ndonjë gotë në shtëpinë e tij.  Rezultatin mund të shikoni vetë…

Video: Burri australian 6 minuta raund boksi me kangurin

Një burrë në Australi u përfshi në një përleshje gjashtë-minutëshe me një kangur në oborrin e shtëpisë së tij, pasi e pa që po i ngacmonte qenin.

 

Cliff Des ishte në shtëpinë e tij kur dëgjoi lehjen e qenve  dhe shkoi të shihte se çfarë po ndodhte, por gjeti një kangur 2 metra të gjatë që “përpiqej të shqyente qentë e mi të vegjël”. Des fillimisht u përpoq të largonte mysafirin e padëshiruar, por kanguri u përgjigj duke u ngritur në këmbët e pasme dhe duke e ndjekur atë.

“Fillova të vrapoj në oborr dhe kam rrëshqitur e më është hedhur në shpinë,” kujtoi ai në intervistën e tij në Today Show Australia. Pikërisht në këtë moment nisin xhirimet. Ndërsa qentë e tij po lehnin nga një distancë e sigurt, Des gjeti një shkop aty pranë gjatë përleshjes dhe i dha tre goditje të forta

Des, një ish-trajner boksi, ra në tokë prej kangurit dhe të dy ja nisën një ndeshje boksi që zgjati për disa minuta. “Më goditi në majë të kokës, më kafshoi gishtin, më preu pak në krah dhe më goditi në pjesën e pasme të këmbës”, tha ai. Des përfundimisht ishte në gjendje të ikte, por pa i shpëtuar kangurit që u përpoq edhe një herë ta ndiqte.

Des ende nuk mund ta kuptojë pse një kafshë e tillë zakonisht me sjellje të butë veproi në këtë mënyrë, por ai dyshon se mund të ketë të bëjë me një lloj bari që rritej në oborrin e tij.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

 

 

 

Bletërritësit në alarm: Arinjtë po na hanë mjaltin

Bletërritësit e fshatit Damjanec të Korçës kërkojnë ndihmë për të mbrojtur kosheret e bletëve nga arinjtë lakmiqar.

Fshati Damjanec nuk është më shumë se 11 km larg nga qyteti i Korçës. Deri para 20 vitesh ka pasur 110 shtëpi, e momentalisht jo me shume se 10 të tilla.

Banorët historikisht janë marrë me blegtori dhe bletari. Mehdi Horanlli ka më shumë se 300 koshere të cilat i ka të vendosura në disa zona të fshatit.

Ai tregon se ditët e fundit janë përballur me një fenomen që nuk e kanë hasur më parë. Arinjtë sipas tij mësyjnë natën kosheret e bletëve duke sjellë dëmtime të mëdha.

Dëmtime nga arinjtë në ferma bletësh ka pasur edhe në fshatra të tjerë të njësive administrative Voskop dhe Voskopojë/A2 CNN

Studimi: Ndotje alarmante në Liqenin e Shkodrës. Prani e metaleve të rënda dhe pesticideve të ndaluara

Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shkodër rezultatet e studimit 2- vjeçar mbi nivelin e ndotjes së ujit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës, studim i cili është financuar nga Programi IPA II i Bashkimit Europian. Sipas studimit, në disa nga pikat e monitoruara shfaqen probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme. Studimi nxjerr në pah nevojën e monitorimit të vazhdueshëm të ujërave të këtij liqeni.

 

Studimi mbi situatën e ndotjes kimike në Liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është realizuar nga Qendra e Kërkimeve Ekotoksikologjike në Podgoricë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe shoqatën Green Centre Albania.

Studimi është pjesë e Programit IPA II, bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Mali Zi, financuar nga Bashkimi Europian. Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Alma Shehu, thotë se situata e ujërave në Liqenin e Shkodrës u monitorua për një periudhë dy vjeçare si në anën shqiptare të liqenit, ashtu edhe atë të Malit të Zi.

“Problematika kryesore janë sedimentet, ku metalet janë shfaqur në të gjithë stacionet. Janë rreth 14 stacione, të monitoruar në të dy zonat, pjesën shqiptarë dhe atë të Malit të Zi. Dua të them se pjesa malazeze karakterizohet nga përmbajtje më të larta. Megjithatë, pasi janë llogaritur indekset e efekteve toksike të këtyre metaleve, ka rezultuar se disa pika shfaqin probleme serioze dhe risk serioz në lidhje me përmbajtjen e metaleve të rënda”, tha ajo.

Për një periudhë dy vjeçare, thotë pedagogja Shehu, janë analizuar mostrat e ujit në 14 stacione, 4 prej të cilëve në territorin shqiptar të liqenit dhe dhjetë në pjesën malazeze.

“Në “Direktivën Kuadër të Ujit” të BE-së (ËFD), substancat që paraqesin rrezik për njerëzit dhe mjedisin klasifikohen si substanca prioritare dhe këtu përfshihen edhe disa lloje pesticidesh, që vazhdojnë të përdoren nga fermerë të zonës së bregut të liqenit”, thotë përfaqësuesja e Qendrës së Kërkimeve Ekotoksikologjike në Podgoricë, Danijela Sukoviç.

“Ne e dimë se shumë fermerë, që merren me agrikulturën, përdorin pesticide të ndaluara 20 vite më parë në BE. Në disa prej mostrave që kemi marrë, si në ujërat e Malit të Zi, ashtu edhe ato të Shqipërisë, kemi vërejtur elemente të këtyre pesticideve të ndaluara. Ndaj, është shumë i rëndësishëm ndërgjegjësimi i publikut për dëmin që sjellin këto pesticide të ndaluara nga BE si për njerëzit, ashtu edhe për mjedisin. Për këtë, duhet të ketë marrëdhënie të mira bashkëpunimi në mes institucioneve shkencore, universiteteve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe vetë banorëve që jetojnë në këtë territor ku zhvillohet edhe turizmi”.

Studimi “Liqeni i Shkodrës pa ndotje kimike -Zgjidhje” është i pari i këtij lloji që realizohet gjatë 30 viteve të fundit. Profesor Julian Shehu thotë se Liqeni i Shkodrës është një pasuri e rëndësishme natyrore dhe turistike për të gjithë rajonin e Ballkanit, ndaj është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ujërave.

“Me kaq ekspedita sa bëjmë ne, apo në kuadër të projekteve apo miniprojekteve, nuk mund të monitorosh një liqen, një lum apo një vijë bregdetare. Ne duhet të kemi stacione për monitorimin e tyre gjatë gjithë periudhës kohore, gjë që vendet e tjera europiane që na rrethojnë e realizojnë, sidomos përpara periudhave të tilla të plazhit siç jemi tani”, thotë ai.

Projekti “Liqeni i Shkodrës pa ndotje kimike – Zgjidhje” synon të ndihmojë në monitorimin e pranisë së substancave prioritare dhe sedimenteve në ujërat e liqenit të përbashkët, në përputhje me kërkesat e “Direktivës Kuadër të Ujit” të BE-së./VOA

Si të zgjedhim vajin e duhur të ullirit?

Ulqini njihet si qyteti i ullishteve të shumta dhe vajit cilësor të ullirit. Vaji i ullirit ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe ndikon drejtpërdrejtë në një dietë të balancuar dhe të shëndetshme. Por çfarë duhet të dimë për të zgjedhur vajin e duhur të ullirit? Lexoni më poshtë disa udhëzime të thjeshta:

 

  1. Blini vetëm vaj të etiketuar ekstra të virgjër. Kjo nuk është një garanci që vaji do të jetë më i miri, por të paktën ndoshta nuk do të jetë ndër më të këqijtë. Shishet e etiketuara thjesht si “vaj ulliri” dhe “vaj ulliri i lehtë” janë vajra të rafinuar dhe, si vaji vegjetal, që pavarësisht mund të mos jetë i dëmshëm nuk ka vlerat e duhura.
  2. Gjithmonë lexoni etiketën. Edhe nëse është e shkruar në italisht, frëngjisht ose spanjisht, ndoshta mund të kuptoni mjaftueshëm për të njohur datat e mbledhjes së ullinjve dhe “përdorimit deri në datën”. Prodhuesit më të mirë gjithmonë e vendosin datën e vjeljes me krenari mbi vajin e tyre të ullirit.
  3. Shmangni shishet e vajit të tejdukshme. Pavarësisht se sa e bukur dhe joshëse është etiketa. Drita është armiku i madh i vajit të ullirit; vaji me shishe të tejdukshme ka të ngjarë të ketë humbur pjesën më të madhe të shijes dhe aromës së tij. Kërkoni vaj ulliri ekstra të virgjër në shishe qelqi të errët ose, akoma më mirë, teneqe të errëta.
  4. Zgjidhni vaj ulliri të shtypur në temperaturë mjedisi. Sipas përkufizimit ligjor, vaji ekstra i virgjër duhet të jetë i shtrydhur pa nxehtësi të shtuar (në temperaturë të ambientit jo më të lartë se rreth 27°C).
  5. Vaji ekstra i virgjër i ullirit nuk përmirësohet me kalimin e kohës. Sa më i freskët është vaji, aq më i mirë, dhe i sapo shtrydhur në mulli, vaji i ullirit ka cilësinë më të lartë. Vaji i freskët mund të ketë shije pak të hidhur dhe shpuese. Këto karakteristika vlerësohen nga njohësit e vajit sepse dëshmojnë cilësi të lartë dhe janë dëshmi e shumë polifenoleve të shëndetshme.
  6. Drita është armiku i vajit të ullirit dhe po ashtu edhe nxehtësia. Mbani shishet e vajit të ullirit në një mjedis të freskët dhe të errët. Mbani pranë vendit të gatimit vetëm një sasi të vogë të vajit sa për gatim të përditshëm dhe pjesën tjetër ruajeni në një dollap të errët larg nxehtësisë dhe dritës.
  7. Përdorni vajin e ullirit për fërgim! Mos kini frikë të gatuani me vaj ulliri ekstra të virgjër. Është krejtësisht i qëndrueshëm deri në temperaturë 220°C. Për shkak se me kalimin e kohës vaji i ullirit nuk bëhet më i mirë, përdorni vajin e vitit të kaluar për gatim dhe vajin e freskët të këtij viti për sallatë.

Pse 1 qershori festohet si dita e fëmijëve?

1 qershori është dita e fëmijëve që festohet çdo vit për nder të të drejtave të fëmijëve. Kjo ditë përkujtimore nuk është e njëjtë në të gjitha vendet.

Në vitin 1925, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shpall për herë të parë në Gjenevë gjatë konferencës botërore për mirëqenien e fëmijëve.

Që nga viti 1950, festohet më 1 qershor në shumicën e vendeve komuniste dhe postkomuniste përfshi Malin e Zi. Dita Botërore e Fëmijëve festohet më 20 Nëntor për të përkujtuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 20 nëntor 1959.

Në disa vende, është java dhe jo dita e fëmijëve. Sihkët, një grup etnoreligjioz në Indi e festojnë javën e fëmijëve nga 20 deri në 27 Dhjetor. Në SHBA, dita e fëmijëve festohet të dielën e dytë të qershorit.

Video: Lopa zvicerane shpëtohet me helikopter

Zvicër: Lopa e plagosur u transportua në vend të sigurt pasi theu një këmbë. 

Lopa, e quajtur ‘Perëndesha’, u transportua me helikopter në vend të sigurt pasi pësoi lëndime nga një përleshje me një lopë tjetër me origjinë të panjohur. Ndiqni videon për më tepër.

 

Kitara e prishur e Kurt Cobain shitet për gati 600,000 dollarë

Kitarja ‘Fender Stratocaster’ e zezë e Kurt Cobain është e gërvishtur dhe e copëtuar në shumë vende. Emrat e Cobain dhe ish grupit të tij, Nirvana, janë shkruar gabim. Dhe vetë kitara, e cila dikur u thye dhe u ngjit përsëri, nuk mund të luajë më.

Por të shtunën, kitara e thyer u shit në Julien’s Auctions për 596,000 dollarë – gati 10 herë më shumë se çmimi i hapjes – duke treguar se adhurimi për ikonën e rock-ut është i gjallë dhe i fortë gati 30 vjet pasi ai vdiq.

“Artikujt nga Kurt Cobain ose Nirvana po bëhen më të vështira për t’u gjetur dhe ato janë një nga më të shtrenjtat prej  të gjitha grupeve rock,” tha Darren Julien, CEO i Julien’s Auctions.

Cobain dihet se ka shkatërruar shumë kitare gjatë karrierës së tij. Ky instrument i veçantë u shkatërrua ndërsa Cobain dhe grupi i tij punonin në albumin e tyre historik, Nevermind, në fillim të viteve 1990.

Kitara përfundimisht u riparua dhe iu dhurua mikut dhe bashkëpunëtorit të tij muzikor, Mark Lanegan i grupit The Screaming Trees.

“Hell-o Mark! Love, Your Pal, Kurdt Kobain / Washed up rockstar,” shkroi Cobain me ngjyrë argjendi në trupin e kitarës. Anëtarët e Nirvana-s, Krist Novoselic dhe Dave Grohl gjithashtu nënshkruan emrat e tyre.

“Ky artefakt është veçanërisht i veçantë,” tha Julien.

Referenca të tjera ikonike në trupin e kitarës janë mbishkrimi “Boddah Lives”, i gdhëndur në bishtin e kitarës, i cili i referohet mikut imagjinar të fëmijërisë së Cobain. Kutia e kitarës përfshin gjithashtu shprehjen “Abort Christ” e shkruar me shkronja të mëdha të bardha.

Burri e mbajti trupin e pajetë të babait në frigorifer ‘që të mund të fliste me të’

82-vjeçari i tha një gazete lokale se e kishte ruajtur kufomën e prindit të tij, i cili vdiq në moshën 101-vjeçare, sepse “nuk doja ta lija të ikte, përndryshe do të më mungonte”.

 

Policia në qytetin Landgraaf, në Holandë, thuhet se zbuloi kufomën pas shqetësimeve të ngritura nga një mjek i familjes, i cili ishte i shqetësuar për shëndetin e babait 101-vjeçar.

Gazeta De Limburger tha se djali pretendoi se ai vendosi ta ruajë kufomën e prindit të tij në frigorifer kur ai vdiq nga shkaqe natyrore 18 muaj më parë, kështu që ai mund të “vazhdonte të fliste me të”.

Policia raportohet se tani po heton nëse është kryer ndonjë krim.

Zyrtarët e komunës që vizituan shtëpinë thuhet se e kanë përshkruar atë si një “rrëmujë” dhe i kanë dhënë djalit një javë për ta sqaruar.

 

 

Njerëzit putheshin njëjtë edhe 4500 vjet më parë

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur prova që njerëzit e lashtë filluan të putheshin rreth 4500 vjet më parë – 1000 vjet më herët se sa mendohej më parë.

 

Pllakat prej balte, të përdorura në pjesë të Irakut dhe Sirisë moderne, sugjerojnë se puthja praktikohej në shoqëritë më të hershme të Mesopotamisë dhe madje mund të ketë kontribuar në përhapjen e herpesit në buzë.

Studiuesit nga Universiteti i Kopenhagës thonë se besojnë se puthja ishte e zakonshme në shumë kultura në vend që të fillonte në një rajon të caktuar.

Kjo bie ndesh me një hipotezë të mëparshme se provat më të hershme të puthjes në buzë të mes çifteve erdhën nga një pjesë specifike e Azisë jugore 3500 vjet më parë.

Dëshmia është nga pllaka balte të shkruara me shkrim kuneiform, shkrim i përdorur nga kulturat njerëzore në Mesopotaminë e lashtë midis lumenjve Eufrat dhe Tigër në Irakun dhe Sirinë e sotme.

Midis pllakave që tregonin një skenë të tillë ishte një model balte babilonase që tregonte një skenë erotike të vitit 1800 para Krishtit, e cila duket se tregon prekjen e buzëve të një çifti.

Një ekspert i historisë së mjekësisë në Mesopotami në Universitetin e Kopenhagës, tha: “Mijëra nga këto pllaka balte kanë mbijetuar deri më sot, dhe ato përmbajnë shembuj të qartë se puthja konsiderohej një pjesë e intimitetit romantik në kohët e lashta, ashtu si puthja mund të ishte pjesë e miqësisë dhe marrëdhënieve të anëtarëve të familjes.

Për një telefon shteret liqeni me 2 milion litra ujë

Më shumë se dy milionë litra ujë u pompuan nga rezervuari në kërkim të telefonit – që thuhet se përmbante informacione të ndjeshme qeveritare – por kur u gjet, pajisja nuk ndizej.

Një zyrtar i qeverisë indiane është suspenduar pasi urdhëroi që të kullohej një rezervuar në mënyrë që të mund të gjente telefonin e tij.

Inspektori i ushqimit Rajesh Vishwas i ra smartfoni i tij Samsung në liqenin Kherkatta ndërsa po bënte një selfie, raportoi gazeta The Times of India.

Gjatë tre ditëve, më shumë se dy milionë litra ujë u pompuan nga rezervuari në mënyrë që ai të mund ta merrte.

Telefoni i ngopur me ujë u gjet, por nuk u ndez.

Z. Vishwas fillimisht u kërkoi zhytësve të kërkonin, duke pretenduar se telefoni përmbante të dhëna të ndjeshme qeveritare.

Pasi nuk e gjetën, ai kërkoi që rezervuari të zbrazej ​​me pompa të fuqishme.

Uji i zbrazur nga diga do të mjaftonte për të ujitur të paktën 1500 hektarë tokë, raportojnë mediat lokale.

Autoritetet e pezulluan zyrtarin pasi ai u kritikua gjerësisht për shpërdorim të burimeve ujore.

India është një nga vendet në botë me mungesa të mëdha të ujit duke shkaktuar humbje të të korrave, zjarre në pyje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

  • 1

    Radio