Interesante Më shumë

Kitara e prishur e Kurt Cobain shitet për gati 600,000 dollarë

Prej admin10:10, 1 Qershor 2023

Kitarja ‘Fender Stratocaster’ e zezë e Kurt Cobain është e gërvishtur dhe e copëtuar në shumë vende. Emrat e Cobain dhe ish grupit të tij, Nirvana, janë shkruar gabim. Dhe vetë kitara, e cila dikur u thye dhe u ngjit përsëri, nuk mund të luajë më.

Por të shtunën, kitara e thyer u shit në Julien’s Auctions për 596,000 dollarë – gati 10 herë më shumë se çmimi i hapjes – duke treguar se adhurimi për ikonën e rock-ut është i gjallë dhe i fortë gati 30 vjet pasi ai vdiq.

“Artikujt nga Kurt Cobain ose Nirvana po bëhen më të vështira për t’u gjetur dhe ato janë një nga më të shtrenjtat prej  të gjitha grupeve rock,” tha Darren Julien, CEO i Julien’s Auctions.

Cobain dihet se ka shkatërruar shumë kitare gjatë karrierës së tij. Ky instrument i veçantë u shkatërrua ndërsa Cobain dhe grupi i tij punonin në albumin e tyre historik, Nevermind, në fillim të viteve 1990.

Kitara përfundimisht u riparua dhe iu dhurua mikut dhe bashkëpunëtorit të tij muzikor, Mark Lanegan i grupit The Screaming Trees.

“Hell-o Mark! Love, Your Pal, Kurdt Kobain / Washed up rockstar,” shkroi Cobain me ngjyrë argjendi në trupin e kitarës. Anëtarët e Nirvana-s, Krist Novoselic dhe Dave Grohl gjithashtu nënshkruan emrat e tyre.

“Ky artefakt është veçanërisht i veçantë,” tha Julien.

Referenca të tjera ikonike në trupin e kitarës janë mbishkrimi “Boddah Lives”, i gdhëndur në bishtin e kitarës, i cili i referohet mikut imagjinar të fëmijërisë së Cobain. Kutia e kitarës përfshin gjithashtu shprehjen “Abort Christ” e shkruar me shkronja të mëdha të bardha.

  • 1

    Radio