Interesante Më shumë

Burri shpenzon 23,000 dollarë për një kostum realist ujku që të mos ndihet më njeri

Prej Tv Teuta4 June 2023

Toru Ueda, një inxhinier në Tokio shpenzoi 23,000 dollarë për një kostum tepër realist me pamje ujku që e mbulon atë nga koka te këmbët. Kur vesh kostumin, “nuk ndihem më njeri” dhe kam shansin të shpëtoj nga ekzistenca ime e zakonshme shprehet ai.    Ueda përdori kompaninë japoneze Zeppet për të porositur kostumin e tij realist të ujkut. Kompania është e specializuar në krijimin modeleve për industrinë e argëtimit, si edhe maskota. Inxhinieri donte që kostumi të ishte sa më natyral që të ishte e mundur, duke e lejuar atë të ecte si një njeri. Për ta bërë realitet ëndrrën e tij, klienti dhe kompania shkëmbyen 40 email ku diskutuan detaje aq të vogla deri tek tekstura e gëzofit. Ueda kujdeset për kostumin e tij dhe nuk do ta konsumojë. Është diçka që ai e ndan me miqtë duke pirë ndonjë gotë në shtëpinë e tij.  Rezultatin mund të shikoni vetë…