Shëndeti Më shumë

Si të zgjedhim vajin e duhur të ullirit?

Prej admin15:28, 1 Qershor 2023

Ulqini njihet si qyteti i ullishteve të shumta dhe vajit cilësor të ullirit. Vaji i ullirit ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe ndikon drejtpërdrejtë në një dietë të balancuar dhe të shëndetshme. Por çfarë duhet të dimë për të zgjedhur vajin e duhur të ullirit? Lexoni më poshtë disa udhëzime të thjeshta:

 

  1. Blini vetëm vaj të etiketuar ekstra të virgjër. Kjo nuk është një garanci që vaji do të jetë më i miri, por të paktën ndoshta nuk do të jetë ndër më të këqijtë. Shishet e etiketuara thjesht si “vaj ulliri” dhe “vaj ulliri i lehtë” janë vajra të rafinuar dhe, si vaji vegjetal, që pavarësisht mund të mos jetë i dëmshëm nuk ka vlerat e duhura.
  2. Gjithmonë lexoni etiketën. Edhe nëse është e shkruar në italisht, frëngjisht ose spanjisht, ndoshta mund të kuptoni mjaftueshëm për të njohur datat e mbledhjes së ullinjve dhe “përdorimit deri në datën”. Prodhuesit më të mirë gjithmonë e vendosin datën e vjeljes me krenari mbi vajin e tyre të ullirit.
  3. Shmangni shishet e vajit të tejdukshme. Pavarësisht se sa e bukur dhe joshëse është etiketa. Drita është armiku i madh i vajit të ullirit; vaji me shishe të tejdukshme ka të ngjarë të ketë humbur pjesën më të madhe të shijes dhe aromës së tij. Kërkoni vaj ulliri ekstra të virgjër në shishe qelqi të errët ose, akoma më mirë, teneqe të errëta.
  4. Zgjidhni vaj ulliri të shtypur në temperaturë mjedisi. Sipas përkufizimit ligjor, vaji ekstra i virgjër duhet të jetë i shtrydhur pa nxehtësi të shtuar (në temperaturë të ambientit jo më të lartë se rreth 27°C).
  5. Vaji ekstra i virgjër i ullirit nuk përmirësohet me kalimin e kohës. Sa më i freskët është vaji, aq më i mirë, dhe i sapo shtrydhur në mulli, vaji i ullirit ka cilësinë më të lartë. Vaji i freskët mund të ketë shije pak të hidhur dhe shpuese. Këto karakteristika vlerësohen nga njohësit e vajit sepse dëshmojnë cilësi të lartë dhe janë dëshmi e shumë polifenoleve të shëndetshme.
  6. Drita është armiku i vajit të ullirit dhe po ashtu edhe nxehtësia. Mbani shishet e vajit të ullirit në një mjedis të freskët dhe të errët. Mbani pranë vendit të gatimit vetëm një sasi të vogë të vajit sa për gatim të përditshëm dhe pjesën tjetër ruajeni në një dollap të errët larg nxehtësisë dhe dritës.
  7. Përdorni vajin e ullirit për fërgim! Mos kini frikë të gatuani me vaj ulliri ekstra të virgjër. Është krejtësisht i qëndrueshëm deri në temperaturë 220°C. Për shkak se me kalimin e kohës vaji i ullirit nuk bëhet më i mirë, përdorni vajin e vitit të kaluar për gatim dhe vajin e freskët të këtij viti për sallatë.

  • 1

    Radio