Anketa e publikuar gjatë 5 ditëve në portalin e Radio Televizionit Teuta me pyetjen ‘Kë do të votoni në zgjedhjet e 11 qershorit’ u mbyll me rezultatin: ‘Aleanca Shqiptare’ 53 përqind dhe ‘Forumi Shqiptar’ 47 përqind.
Anketa është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka zgjuar interes tek audienca. Falenderojmë të gjithë vizitorët e portalit të RTV Teuta për pjesëmarrjen e tyre aktive.
Të dielën me datë 6 nëntor në Antali të Turqisë u mbajt finalja e Turneut Botëror të Tenisit organizuar nga ITF (Federata Botërore e Tenisit). Në këtë finale, Cungu u përball me finalistin tjetër nga SHBA-të, Bruno Kuzuhara. Pas një loje të fortë dhe të bukur, Rezart Cungu arriti të triumfojë me një rezultat të pastër 2 me 1 në tre sete të fituara përkatësisht (6:1, 6:3 dhe 4:6). Kjo fitore vjen pas shumë sukseseve të tjera sportive të mëparshme gjatë këtij turneu prestigjioz ndërkombëtar.
Më poshtë mund të ndiqni disa momente të finales së kësaj ndeshje.
Po ju ra në dorë ndonjë prej këtyre monedhave 2 euroshe, mos gaboni t’i përdorni por ruajini me kujdes. Mund të keni gjetur një thesar të vogël. Vlera e këtyre monedhave të emetuara nga Banka Evropiane, në raste të caktuara, për të përkujtuar ngjarje apo personazhe të rëndësishme në historinë evropiane, mund të shkojë deri në disa mijëra euro.
Më poshtë 5 prej monedhave 2 euroshe të rralla që vlejnë shumë.
1. 75 vjetori i festimeve të Vatikanit për qytetin e Vatikanit (vlera në treg 145,95 Euro)
2. Përvjetori i martesës së Princit Albert të Monakos me Charlenën (vlera në treg: 695,95 Euro)
3. Monedha 2 euroshe me gabime e Latvisë ‘Zoti bekoftë Latvinë’ (vlera në treg: 1799,95 Euro)
4. Kështjella e parë e Monakos (vlera në treg: 1999,95 Euro)
5. Monedha e vitit 2007 kushtuar Grace Kelly, princeshës së Monakos (vlera në treg: 4749,95€)
Nëse jeni një prej atyre që ju pëlqejnë aq shumë qershijat sa që i hani me gjithë bërthama, ndaluni menjiherë. Sado që fruti i qershisë vetë është shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm kjo nuk mund të thuhet edhe për bërthamat e tyre.
Bërthamat e qershijave përmbajnë një substancë të quajtur amygdalin të cilin organizmi i njeriut e shndërron në një helm të rrezikshëm të quajtur cianid. Cianidi ndërhyn përmes qarkullimit të gjakut në funksionet e organeve thelbësore të trupit si truri, zemra dhe mushkëritë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Megjithatë nuk ka arsye të frikësoheni nëse keni kapërdirë padashje 1 ose 2 bërthama qershie. Por më shumë se 8-10 të tilla rresht mund të jenë vërtetë të rrezikshme, sidomos kur kafshohen. Mësojini fëmijët të hanë qershijat duke mos i kaluar poshtë bërthamat e tyre.
Ndër vite, Meksika ka qenë një pikë e nxehtë për vëzhgimin e UFO-ve. Pilotët kanë raportuar se kanë parë shumë UFO në qiellin e Meksikës dhe së fundmi prej andej vijnë disa foto të një disku rrotullues mbi një mal, me një cilësi të tillë që një ekspert e quajti “fotoja më e mirë nga afër” ndonjëherë e një mjeti alienësh.
Objekti u pa në qiell nga një banor vendas i quajtur Juanito Juan gjatë një cikloni në një krahinë të Meksikës të quajtur Tamaulipas. Në dukje si prototipi i një disku fluturues, Juan shkrepi disa foto të objektit që duket se tregojnë edhe një pjesë të lëvizjes së tij në qiell.
Juan u shpreh se ndoshta pamja e UFO-ve do të kishte qenë më e mirë, ose më e besueshme, me video, por ekspertët nuk pajtohen, duke thënë se fotot në këtë rast “ofrojnë shumë qartësi dhe besueshmëri”.
Më poshtë mund të shikoni fotot e objektit flutures të paidentifikuar mbi qiellin e Meksikës
Igual como frecuentemente se les veía entre las décadas entre 1940 y 1960. Donde los discos se movían a pocos pies de altura, mientras rotaban su ángulo 📐 a 45 grados. Aquí comparto animación GIF para poder apreciar el movimiento de la nave. Gracias por compartir las fotos. pic.twitter.com/ji8bmaNaWN
E cilësuar si ndjekja më dramatike në historinë e dokumentarëve, skena e mëposhtme u kap në një plazh në ishullin Fernandina, një nga ishujt vullkanikë të paprekur Galapagos në brigjet e Ekuadorit, nga ekipi i prodhimit të Planet Earth II të BBC-së.
Aty shfaqet një iguana që qëndron instinktivisht pa lëvizur në fillim, duke shpresuar të shmangë zbulimin ndërsa një gjarpër rrëshqet në ndjekje nga pas saj.
Kur bëhet e qartë se gjarpri do të godasë, iguana vrapon, por gjarpërinj të tjerë derdhen nga të çarat e shkëmbinjve përgjatë plazhit, duke u bashkuar në ndjekje.
Pamjet dramatike më poshtë, të xhiruara në vitin 2016 dhe të transmetuara nga Sir David Attenborough, përcjellin këtë betejë për jetë a vdekje.
Kina po gjykon dhjetëra njerëz, përfshirë zyrtarë policie, pas një sulmi të dhunshëm ndaj femrave në një restorant që ka rindezur debatin mbi pabarazinë gjinore në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Një grup prej 28 personash po përballen me ndjekje penale, thanë zyrtarët në provincën veriore të Hebeit në një deklaratë të hënën. Akuzat përfshinin përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin në Tangshan në qershor dhe të tjera që lidhen me aktivitete kriminale si drejtimi i kazinove dhe grabitja që datojnë që nga viti 2012.
Tetë zyrtarë policorë janë arrestuar gjithashtu me pretendimet se ata siguruan mbrojtje për aktivitetet kriminale të njerëzve që kryen sulmin dhe gjithashtu morën ryshfet, njoftoi Agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua, duke cituar agjencinë e luftimit të korrupsionit në Hebei.
Njerëzit në mbarë Kinën u shprehen të zemëruar, kur videot u shfaqën në internet që tregonin burrat duke rrahur femrat në një restorant Barbecue, me një grua që tërhiqej nga flokët e saj jashtë dhe më pas rrihej. Nëntë të dyshuar u arrestuan më pas dhe qeveria e Tangshan u zotua të “dënojë ashpër” këdo që ishte i përfshirë.
Ky zotim bëri pak për të shuar zemërimin publik ose për të heshtur një debat të rinovuar rreth pabarazisë gjinore që Partia Komuniste në pushtet e ka shtypur në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, duke e parë atë si një mjet për përhapjen e vlerave liberale perëndimore.
Defektet apo prishja e një automjeti të shtrenjtë të sapo blerë është gjithmonë një arsye stresi e shqetësimi. Por me sa duket për disa pronarë norvegjezë të automjeteve elektrike Tesla, ky problem i ka kapërcyer kufijtë e normalitetit. Ata kanë paralajmëruar botërisht se do të hyjnë në një grevë urie deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Mesa duket të dorëzuar pas një kohe që kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër të dealerëve dhe serviset e autorizuar të Tesla-s, ata kanë njoftuar këtë akt të dëshpëruar me qëllim që të tërheqin vëmendjen e hiç më pak se vetë themeluesit të kompanisë, Elon Musk.
Ky akt ekstrem vjen pas një mori ankesash të pazgjidhura me shumë defekte të automjeteve të reja elektrike Tesla në mbarë botën. Disa pronarë raportojnë se po përjetojnë shërbim të dobët ndaj klientit dhe të tjerë pretendojnë se janë injoruar nga prodhuesi i automjeteve me premtime të pambajtura për kthimin e telefonatave.
Shumë nga ankesat e pronarëve nuk janë fort të reja. Për shembull, disa nga problemet kryesore të vërejtura janë cilësia e dobët e bojës, ndryshku, pamundësia për të përmbushur jetëgjatësinë e pretenduar të baterisë, dështimi i pompave të nxehtësisë, dorezat e dyerve të mbërthyera në të ftohtë dhe zverdhja e ekraneve me prekje.
Policia qëlloi dhe vrau sulmuesin, 34-vjeçarin V.B.
Tv Teuta ka mësuar jozyrtarisht se gjatë masakrës së ditës së sotme në Cetinje të Malit të Zi, V.B. (34 vjeç) vrau të gjithë familjen e tij. Dyshohet se ai më pas doli në rrugë dhe vazhdoi të qëllonte mbi njerëzit, duke vrarë e plagosur kalimtarë të rastit.
Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara deri në këtë moment, 11 persona humbën jetën në masakër, mes të cilëve raportohet se kishte edhe fëmijë.
Policia vrau autorin. Ai dyshohet se po pengonte një ambulancë që t’u afrohej viktimave përpara se policia ta qëllonte për vdekje.
Sipas raportimeve, V.B. rreth orës 16:00, prapa ndërtesës së Qeverisë filloi të qëllonte mbi bashkëqytetarët e tij.
Shkak i masakrës ka shumë të ngjarë të jetë një konflikt familjar. Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar.
Në një intervistë të dhënë për një revistë në vitin 1926 Nikolla Tesla bëri një sërë parashikimesh për të ardhmen e teknologjisë dhe se si ato do të ndryshonin botën. Jo të gjitha parashikimet e tij kanë rezultuar të vërteta por njëra prej tyre veçanërisht ka dalë krejt e saktë. Tesla përshkroi në detaje të sakta atë që neve sot e quajmë telefoni mobil.
“Kur teknologjia wireless të zbatohet plotësisht, e gjithë Toka do të shndërrohet në një tru të madh, ku gjithçka do të jenë pjesë e një tërësie reale dhe ritmike. Ne do të jemi në gjendje të komunikojmë me njëri-tjetrin menjëherë, pavarësisht nga distanca. Jo vetëm kjo, por përmes televizionit dhe telefonisë do të shohim dhe dëgjojmë njëri-tjetrin aq përsosmërisht sikur të ishim ballë për ballë, pavarësisht nga distancat e mijëra kilometrave; dhe instrumentet përmes të cilave do të jemi në gjendje të komunikojmë do të jenë jashtëzakonisht të thjeshta krahasuar me telefonin tonë të tanishëm. Njeriu do të jetë në gjendje ta mbajë një të tillë në xhepin e jelekut.
Ne do të jemi në gjendje të dëshmojmë dhe dëgjojmë ngjarje që po ndodhin – si inaugurimi i një presidenti, luajtja e një loje të Kampionatit Botëror, pasojat e një tërmeti ose zhvillimi i një lufte – sikur të ishim të pranishëm “.
Është e ndaluar të vizitoni ishullin e Ilha da Queimada Grande – apo siç quhet ndryshe Ishulli i Gjarpërinjve – pasi mund të mos ktheheni më.
Ky ishull i bukur shtrihet në brigjet e San Paolo, Brazil por pamja e tij mund t’ju gënjejë. Ilha da Queimada Grande është ishulli më i rrezikshëm i planetit për shkak të numrit të lartë të gjarpërinjve më helmues të botës.
Dhjetëra mijëra nëpërka kokë-shigjetë e konsiderojnë Ilha da Queimada Grande shtëpinë e tyre. Mendohet se janë një popullatë tepër agresive. Një pickim i tyre mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave. Banorë të zonave përreth tregojnë se shumë vizitorë që kanë guxuar të zbresin në brigjet e ishullit janë gjendur më vonë të vdekur, mbuluar nga pickimet e gjarpërinjve.
Rasti i fundit kur dikush dihet se ka banuar në ishull është ai i një burri dhe familjes së tij që punoi në ishull si rojtar i farit për pak kohë derisa dhjetëra gjarpërinj të vendosur kishin arritur të depërtonin nga dritaret e shtëpisë dhe të vrisnin të gjithë familjen.