Rajoni/Bota Më shumë

Danimarka heq koronavirusin nga kategoria e sëmundjeve kritike

Prej tvteuta19:44, 26 Janar 2022

Danimarka heq koronavirusin nga
kategoria e sëmundjeve kritike.

Danimarka heq koronavirusin (COVID-19) nga kategoria e sëmundjeve kritike dhe nga 1 shkurti do të shfuqizojë të gjitha masat kufizuese.

Bordi Kombëtar Danez i Shëndetit ka njoftuar se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në vend është vënë tërësisht nën kontroll dhe se për këtë shkak të gjitha masat janë anuluar.

Sipas medieve të huaja, kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se që nga 1 shkurti danezët do të gëzojnë qasje falas në restorante, kafene, muze dhe klube nate, ndërsa përdorimi i maskave do të pushojë së qeni i detyrueshëm.

Ne u themi lamtumirë kufizimeve dhe mirëpresim jetën që kishim më parë”, tha Frederiksen. “Nga 1 shkurti, Danimarka do të jetë e hapur”.

Danimarka aktualisht kërkon maska për fytyrën në transportin publik, në dyqane, për klientët në këmbë në ambientet e brendshme të restoranteve dhe për njerëzit që hyjnë në spitale, objektet e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e të moshuarve.

Ndërsa që nga 1 shkurti, qeveria do të rekomandojë përdorimin e maskave vetëm në spitale, objekte të kujdesit shëndetësor dhe shtëpi për të moshuarit.

Danimarka në javët e fundit ka parë mesatarisht më shumë se 46,000 raste ditore, por vetëm 40 njerëz janë aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv spitalor.

  • 1

    Radio