Vendimet e reja për kuadrat e Qeverisë
Prej tvteuta14:07, 25 Prill 2024
Në seancën e 27-të të mbajtur sot, të cilën e udhëhoqi kryeministri Millojko Spajiq, Qeveria e Malit të Zi ka shqyrtuar një sërë çështjesh të kuadrave.
Në këtë kuadër, Qeveria miratoi:
- Vendim për shkarkimin e drejtorit të institucionit publik Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Minoriteteve të Malit të Zi, Sallko Llubodera.
- Vendim për emërimin e Gzim Hajdinagës drejtor i Institucionit Publik Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Minoriteteve të Malit të Zi.
- Vendimi për emërimin e dr. Sava Millashinoviq për ushtrues detyre të ndihmës drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
- Vendimi për shkarkimin e Mirosllav Zekoviqit, anëtar i Trupit Koordinues për Monitorimin e Zbatimit të Programit të Veçantë të Investimeve me rëndësi të veçantë për interesat ekonomike të Malit të Zi.
- Vendimi për emërimin e Nina Vukotiqit dhe Mirosllav Zekoviqit për anëtarë të Trupit Koordinues për monitorimin e zbatimit të Programit të Veçantë për Investime me rëndësi të veçantë për interesin ekonomik të Malit të Zi, ndërsa sekretare u emërua Jovana Llazareviq dhe
- Vendim për emërimin e Bordit Drejtues të Institutit të Punësimit të Malit të Zi, i përbërë nga: Aleksandar Shipçiq, dhe anëtarë Jellena Sekulliq dhe Marko Çipoviq.