Slider Më shumë

Varianti më i ri i Covid-19 B.1.1 zbulohet edhe në Evropë

Prej tvteuta16:46, 26 Nëntor 2021

Belgjika ka raportuar një rast të variantit të ri të COVID-19 duke shënuar kështu të parin edhe në Evropë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, varianti B.1.1.529, që po shkakton shqetësim për shkak të numrit “jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke tha se tani është gjetur në Belgjikë.

“Ne kemi një rast që tani është konfirmuar nga ky variant”, tha ai të premten.

“Rasti vjen nga dikush i ardhur nga jashtë, që ka rezultuar pozitiv më 22 nëntor, që nuk ishte i vaksinuar”, shton ai.

Virologu kryesor i vendit, Mark Van Ranst, tha se varianti u zbulua te “një udhëtar që erdhi nga Egjipti”. /Telegrafi/

 

 

  • 1

    Radio