Rajoni/Bota Më shumë

OBSH: Omicron është shfaqur në 38 vende, por asnjë vdekje nuk është regjistruar

Prej tvteuta14:27, 4 Dhjetor 2021

Një variant i ri i coronavirusit, Omicron, është identifikuar në 38 vende, por deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Unë nuk kam marrë asnjë informacion se ka vdekur ndonjë person që ishte infektuar me omicron”, tha Christian Lindmeier, një zëdhënëse e organizatës me bazë në Gjenevë.

Maria Van Kerkhove, menaxhere teknike e OBSH-së për COVID-19, tha se Omicron ishte zbuluar në 38 vende dhe se varianti ishte përhapur në gjashtë rajone të OBSH-së.

Organizata vlerëson se do të duhen disa javë për të marrë një pamje më të saktë të efekteve të mundshme të Omicron. “Të dhënat paraprake tregojnë për transmetim më të gjerë, por kjo është gjithçka që dimë tani për tani”, shpjegoi Lindmeier.

Sipas statistikave të OKB-së, rreth 65 për qind e popullsisë së vendeve më të zhvilluara kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, krahasuar me vetëm 7 për qind në vendet më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

 

 

  • 1

    Radio