Aktuale Më shumë

Sara Kraja dhe Amella Nuti u shpallen kampione të Europës për vitin 2024 në kategorinë junior

Prej tvteuta13:54, 25 Prill 2024

Në Estoni, në qytetin e Tallinit është duke u zhvilluar kupa e Evropës dhe kampionati Evropian për shtetet e vogla në sportin olimpik të Taekwondo-së. Ky aktivitet grumbullojë rreth 1800 sportist.

Taekwondo Uqlini me ekipin e përfaqësuesesë së Malit të Zi u paraqit me 6 sportistë ndërsa sportistja e shtatë Arta Ismailaga për shkaqe shëndetësore nuk arriti që të jetë prezent edhe pse ishte e lajmëruar.

Garuesit nga Ulqini patën një paraqitje të mirë.

Më të sukseshmit ishin sportistet:

Sara Kraja dhe Amella Nuti të cilat u shpallen kampione të Europës për vitin 2024 në kategorinë junior.

Sportistët Enes Dushku dhe Rijad Dervishi arritën deri në finale por u ndalen nga perfaqësuesi Islandez dhe ai nga Malta, me këtë sukses shpallen nënkampion 🥈🥈të Europës për vitin 2024. Në kategorin Enesi Junior dhe Rijadi kadet.

Amra Dushku u shpërbly me medalje të bronzit 🥉në kategorinë Senior.

Muajin prill po e përmbyllin me këto 5 medalje Evropiane.

Falenderojë shumë prindërit e sportistëve tanë për kontributin e dhënë, ju faleminderit juve sponsorëve që na përkrahet që të realizohet ky aktivitet shume i rëndësishëm për ne.

E në veçanti falejnderojë shumë shoqnin nga New Yorku i cili pa kontributin e tyre ky aktivitet sot nuk do ishte i realizuar. Ju faleminderit shume.

Një falenderim i veçant shkon për prindërin Ismet Nuti i cili bëri çmos që të arrihet fondi financiarë për këtë aktivitet shumë të kushtueshëm.

Ju falenderojë shumë gjitheve dhe njëkohësisht ju kërkoj ndjesë për shqetsimin dhe kërkesat tona.

Taekwondo Ulqini, 24.04.2024. Tallin, Estoni 🇪🇪

  • 1

    Radio