Aktuale Më shumë

“E drejta për një mjedis të shëndetshëm duhet të jetë pjesë e të drejtave themelore të njeriut”

Prej tvteuta11:47, 21 Prill 2024

Në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në Strasburg, deputeti Millosh Konatar i Lëvizjes Qytetare URA mbështeti iniciativën që njeh të drejtën për një mjedis të shëndetshëm si pjesë e të drejtave themelore të njeriut.

Në fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konatar theksoi se Mali i Zi, i përcaktuar me Kushtetutë si një vend ekologjik, gjithmonë do të mbështesë fuqishëm çdo nismë që synon promovimin e të drejtave të njeriut për një mjedis të shëndetshëm

Konatar tha se sfida e ndryshimeve klimatike është realiteti ynë dhe kërcënimi më i madh ekzistencial për njerëzimin. Përgjigja jonë duhet të jetë urgjente, e guximshme dhe kolektive në arritjen e përpjekjeve shtesë për mbrojtjen e mjedisit.

“Si Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ne duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të vendosim drejtimin dhe standardet në mbrojtjen e mjedisit që do të vlerësohen dhe maten në dekadat në vijim. Kemi mundësinë të ndërmarrim veprime të guximshme dhe vendimtare për të krijuar një botë të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjithë”, përfundoi Konatar.

  • 1

    Radio