Aktuale Më shumë

Zinedin Beqaj dhe Angjella Berishaj sportistët e vitit në Tuz, Nikollë Gegaj-punëtori sportiv i vitit

Prej tvteuta15:48, 28 Dhjetor 2021

Sot, kryetari i komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e mirënjohjeve për sportistët të cilët kanë arritur rezultate të dukshme në fushën e sportit në vitin 2021.

 Komisioni i përzgjedhur për ndarjen e mirënjohjeve në pajtim me Ligjin e në bazë të konkursit publik ka vendosur që çmimet t’i ndajë si vijon:

Sportisti më i mirë – Zinedin Beqaj

Sportistja më e mirë – Angjella Berishaj

Ekipi sportiv i vitit – Klubit Taekwondo ,,Besa”

Punëtori sportiv i vitit – Nikollë Gegaj

Kryetari Gjeloshaj u dëshirojë suksese sportistëve, duke i’u premtuar atyre se mbështetjen nga ana e Komunës do ta kenë përherë. Kurse, sportistët falënderuan kryetarin për punën që Komuna po bën në zhvillimin e qytetit e në veçanti për përkrahjen dhe kujdesin që po tregon ndaj të rinjve, sportit dhe sportistëve të dalluar.

  • 1

    Radio