Politikë

Aktuale Më shumë

Halil Dukoviq-Stijoviqit: Plantacionet janë 70% në Komunën e Tuzit. Përshëndetni investitorët e rinj që keni sjellur

Prej tvteuta9 December 2021

Sot në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në rend të ditës ishte  Interpelanca mbi shqyrtimin e udhëheqjes së politikës së Qeverisë në fushën e bujqësisë në të cilën ishte i pranishëm  Ministri i bujqësisë  Aleksander Stijoviq.  Gjatë diskutimit në parlament deputeti i PDS-së Halil Dukoviq e kritikoi ashpër ministrin Stijoviq mbi deklaratën e tij të cilën e ka  dhënë në Parlament se duke iu falenderuar   Komunës së Tuzit, ndërmarrjes “Plantaze” i është bllokuar xhiro-llogaria. “Si banor i komunës më të re në Mal të Zi  kam pyetur  veten  se a dëshiron Komuna e Tuzit me të vërtetë  të shkatërrojë ndërmarrjen “Plantaze” dhe a  po bën diçka të paligjshme, sepse nëse do të donit të thoni ndryshe, më mire ishte të pyesni veten pse plantacionet nuk i përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe ju siguroj  juve dhe gjithë shoqërinë malazeze se  Komuna e Tuzit nuk dëshiron t’i shkatërrojë plantacionet sepse nuk është në interesin e saj  kurse nga ana tjeter ajo  vetëm po përdor  të drejtën   ligjore që  ja nep shteti I Malit të Zi. Me këtë buxhet financohen prodhuesit bujqësor në komunën e Tuzit, dhe ata nuk janë një numër I vogël, por ka një numër të madh të tyre dhe çdo fermer në Mal të Zi ka nevojë për ndihmë për të mbijetuar  në këtë treg.  Mos harroni se hapësira në të cilën ndodhen plantacionet, 70% e tyre është në teritorin e Komunës së Tuzit.   A mendoni se komuna nuk duhet të përfitojë nga kjo? Poashtu në Komunën e Tuzit ka edhe një numër i madh i prodhuesve të duhanit, a  jeni takuar ndonjëherë me ta, veçanërisht pasi pronarët e rinj të fabrikës së duhanit kanë njoftuar se do të  largohen nga Mali i Zi. A I keni i pyetur  ata prodhues se çfarë do të bëjnë tani me duhan, duke pasur parasysh  se deri tani e kane pasur  farën dhe konsultimet falas? Ae dini se investitori aktuaë I duhanit ka investuar rreth 25 milion euro dhe isht ei gatshem te investoje edhe 12 milion tjerë me cka do të hapte edhe rreth 40 vende te reja të punës. A e dini se prodhues të duhanit në Malësi ka më shumë se sa jemi ne ktu në Parlament dhe besoni se ata janë të pakënaqur me këtë mënyrë të punës. Në përgjigjen e tij ministri Stijoviq tha se Komuna eTuzit asnjëherë më parë nuk e ka bllokuar xhirollogarinë e Plantaconeve  dhe se ata po përpiqen të  sjellin investitor të  rinj. Në këtë përgjigje deputeti Dukoviq tha se Komuna e Tuzit e ka bllokuar çdo vit xhirollogarinë  e Plantacioneve  që nga viti 2019 e këndej sepse ajo vetem kërrkon të  drejtat që  i takojnë. Dukoviq e akuzoi ministrin Stijoviq për investitor duke i thënë  se deri më tani nuk kanë sjelluar asnjë  por i kan larguar 5 investitor dhe e mbylli diskutimin duke i thënë  ministrit  Stijoviq: përshëndetni investitorët e rinj që keni sjellur. Ilmira Lika/TV Teuta