Politikë

Politikë Më shumë

Gjeloshaj kundershton masat e IPSH-se, takohet me pronaret e lokaleve dhe sjell vendimin e orarit te punes

Prej tvteuta24 February 2021

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi sot ka sjellur masat e reja anticovid me të cilat parashikohet që lokalet  dhe objektet hotelierike, krahas disa komunave tjera, të mbyllën edhe në Komunën e Tuzit.  Me kete informacion u tregua shume i revoltuar Kryetari i Komunes se Tuzit Nik Gjeloshaj i cili kete informacion e ka mesuar nga mediat dhe si kuderpergjigje ka reaguar ashper ndaj ketij vendimi duke e quajtur si vendim politik te Qeverise se Malit te Zi ndaj Komunes se Tuzit. Gjeloshaj menjehere organizoi takim urgjent me pronaret e lokaleve te kafeneve dhe restoranteve dhe me pas publikoi edhe vendimin te cilin e ka sjelle ai si Kryetar i Komunes: Në bazë të nenit 27 paragrafi 1 pika 25 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, si dhe në bazë të autorizimeve që me jep Statuti i komunës së Tuzit, sjellë Vendim mbi orarin e punës së objekteve hoteliere në komunën e Tuzit prej orës 07:00 deri në orën 18:00. Të gjitha objektet hoteliere nesër do të punojnë sipas orarit të punës së përcaktuar. Kafe të këndshme për të gjithë miqtë tanë, dhe nëse armiqtë na shqetësojnë, do të kemi surprizë edhe për ata! Të gjithë përfaqësuesit e autorizuar të objekteve hoteliere kanë pranuar në mënyrë unike orarin e përcaktuar të punës që unë kam sjellë dhe do të vazhdojnë punën në mëngjes në objektet e tyre! Kryeministri nuk erdhi në takim dhe kështu tregoi se sa shumë i respekton këtë popull dhe këtë komunë, por le të marrë përgjegjësinë së bashku me Dritan Abazoviqin. Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit. Poashtu ne kundershtimet e kryetarit Gjeloshaj ndaj masave te reja, ka reaguar edhe Prokuroria shteterore themelore ne Podgorice, e cila ne baze te urdherit te zavendes udheheqesit Nikolla Boriciq ka formuar lenden gjyqesore ndaj deklaratave te Kryetarit te Komunes se Tuzit Nik Gjeloshaj, me qellim te verrtetimit te egzistimit te dyshimit se eshte kryer veper penale-thirrje ne rezistence ose te denoncohet sipas funksionit zyrtar, ka deklaruar prokurori shteteror  dhe zedhenesi Vukash Radonjiq.