Aktuale Më shumë

“Pëlqimi i zyrtarëve nuk duhet të jetë kusht për qasje në llogaritë bankare”

Prej tvteuta13:58, 5 Mars 2023

Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit duhet të jetë në procedurë parlamentare në fund të prillit ose në fillim të majit, sipas grupit punues përgjegjës për hartimin e atij akti. Disa nga risitë që mund të sjellë ligji janë se Agjencia ka qasje në llogaritë bankare pa pëlqimin e zyrtarit, si dhe se zyrtari është i detyruar të deklarojë pasurinë për fëmijët që nuk jetojnë me të. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit beson se ligji i ri do të përmirësojë punën e tyre. Megjithatë, ata vënë në pikëpyetje mënyrën se si u krijua Grupi Punues.

Ekspertët e Këshillit të Evropës, të cilët janë të përfshirë në hartimin e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, propozojnë që zgjidhja e re ligjore t’i mundësojë Agjencisë qasje në llogaritë bankare pa pëlqimin e një zyrtari publik. Agjencia thotë se e mbështesin një zgjidhje të tillë.

Drejtoresha e agjencisë, Jellena Peroviq, beson se është gjithashtu e zbatueshme dhe e nevojshme të lejohet.

“Çështja është që ne i kontrollojmë llogaritë bankare dhe nuk na intereson se ku shkojnë paratë dhe si shpenzohen, neve na intereson vetëm se si merren paratë dhe nga kush merren dhe ajo që është edhe më e rëndësishme janë kredi sepse përmes borxheve të zyrtarëve dhe garantuesve të tyre mund të shkojmë te personat e ndërlidhur”, tha Peroviq.

Grupi punues parlamentar i ngarkuar për hartimin e projektligjit mendon se Agjencisë duhet t’i jepet qasje në llogaritë bankare në mënyrë që të mund të veprojë në mënyrë parandaluese.

Deputeti i FD-së Dragan Bojoviq thotë se mbetet të shihet nëse kjo është në përputhje me zgjidhjet tjera ligjore.

Grupi i punës është gjithashtu dakord që ligji duhet të përfshijë detyrimin e zyrtarëve publikë për të deklaruar pasurinë për fëmijët, pavarësisht nëse ata jetojnë me të.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit thekson se ndryshimet në ligj janë duke u përgatitur prej më shumë se një viti dhe se është një çështje komplekse. Mënyra se si është formuar grupi punues në krye të kësaj fushe është kontestues prej tyre.

Peroviq thotë se dy organizata joqeveritare janë zgjedhur pa kriter.

“Askush nuk e kupton pse janë caktuar ato dy organizata. Duhet të caktohen, por duhet të dihet se në çfarë baze janë caktuar. Janë caktuar dy deputetë nga radhët e pozitës dhe dy deputetë pa emra të opozitës”, tha Peroviq.

 

  • 1

    Radio