Aktuale Më shumë

Linja Budva – Dubrovnik nga 29 Qershori

Prej tvteuta13:32, 24 Maj 2024

Kemi sjellë vendimin e lidhjes së Portit të Budvës me Dubrovnikun që nga vera e këtij viti, bëri të ditur në një konferencë për media kryeministri Millojko Spajiq. Siç tha ai, ky do të jetë një kontribut për lidhjen e Malit të Zi me Bashkimin Evropian. Kjo linjë fillon më 29 qershor, ndërsa po punohet edhe për hapjen e linjës Tivar – Ancona.

“Kjo është e rëndësishme për ofertën turistike të Malit të Zi dhe ne do të përfitojmë prej saj si gjatë sezonit ashtu edhe pas kësaj. Mysafiri ynë ka udhëtuar nga Zagrebi në Dubrovnik, kështu që ka shkuar në kolona të mëdha nga Çilipi në kufirin tonë, ka trafik intensiv, kështu që Transporti detar do të ndihmojë në situatën gjithashtu e bën më të lehtë për ne që të kemi një lidhje më të mirë mes Budvës dhe Dubrovnikut, i cili është një nga vendet më të rëndësishme në atë vend”, tha Sapjiq.

Siç tha ai, po punohet edhe për lidhjen e Tivarit me Ankonën dhe aty janë të orientuar drejt diasporës dhe turistëve nga veriu i Italisë.

“Ky është një lajm i rëndësishëm duke pasur parasysh se sa të ngushta janë rrugët dhe sa të mbushura me njerëz. Është një ndihmë derisa të ndërtojmë autostrada brenda pesë deri në gjashtë vjet,” tha Spajiq.

Ministri i Transportit dhe Punëve Detare, Filip Radulloviq, tha se kjo është paralajmëruar dy javë më parë dhe se për këtë projekt është folur në janar.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Kompas”, Bojan Alinoviq tha se kanë një përvojë dekadash në transportin detar dhe se në këtë mënyrë do të lehtësohet transporti i udhëtarëve ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi.

Çmimi i një bilete vajtje-ardhje në linjën Budva – Dubrovnik do të ishte afërsisht 55 euro, dhe bileta vajtje-ardhje 69, por kjo ende është duke u vendosur. Trafiku do të operohej dy herë në ditë.

“Kemi një numër të madh mysafirësh që shkojnë në Mal të Zi, të gjithë janë të interesuar që kjo punë të bëhet në baza komerciale dhe të lehtësohet transporti i pasagjerëve në muajt e verës. Linja është projektuar për të funksionuar dy herë në ditë çdo ditë me një nisje në mëngjes nga Dubrovniku për në Budva, dhe kthimi në Dubrovnik dhe gjithashtu pasdite”, shpjegoi Alinoviq.

 

  • 1

    Radio