Ekonomi Më shumë

MogUL kundër propozim-ligjit për planifikimin hapsinor

Prej tvteuta15:53, 22 Shtator 2017

Shoqata joqeveritare MogUl përmes një deklarate për media ka shprehur kundërshtimin për propozim ligjin e ri për planifikim hapsinor, i cili së shpejti pritet të dalë para deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi. Nga kjo shoqatë thonë se centralizimi i parashikuar nëpërmes këtij ligji është i papranueshëm dhe cënon resurset e secilës komunë, në veçanti Ulqinit, resurse që ato i kanë mbrojtur me angazhim të vazhdueshëm gjatë këtyre viteve.

Nga MogUl shprehin shqetësimin se Valdanosi, Kriporja dhe zonat e tjera të rëndësishme përsëri po kërcënohen nga betonimi në interes të qarqeve të caktuara, kurse partitë politike shqiptare nuk janë duke reaguar, edhe pse për këtë i obligojnë vendimet e miratuara në Kuvendin lokal. MogUl do të punojë edhe më tutje në drejtim të mbrojtjes së resurseve dhe interesave të komunitetit lokal, por edhe më fuqishëm në zbardhjen dhe identifikimin e të gjithë akterëve të agonisë shumëvjeçare të Ulqinit, sidomos atyre lokal, thuhet në fund të deklaratës.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio