Aksion i madh pastrimi në Ulqin
Prej tvteuta15:31, 15 Shtator 2017
Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të pastrimit të bregdetit, nesër me 16 shtator me iniciativë të Zero Waste Montenegro do të organizohen aksione të pastrimit në Ulqin. Iniciativës do ti bashkangjiten edhe organizatat joqeveritare MogUl dhe Martin Shnajder Jakoby.
Pastrimi do të bëhet nga derdhja e Port Milenës e deri te Mola, me ndihmën logjistike të ndërmarrjes komunale të Ulqinit, kurse sponzor lokal i aktivitetit është Organizata turistike e Ulqinit. Takimi është caktuar tek porta e hotel Otrantit dhe aksioni do të fillojë në ora 9.00.