TURIZËM Më shumë

Zhvillimi turistik i Krajës duhet të jetë prioritet

Prej tvteuta16:35, 5 Gusht 2017

Në takimin e mbajtur në Krajë , të organizuar nga shoqata atdhetare me të njëjtin emër me seli në Nju Jork, projektet e prezantuara para të pranishëmve kryesisht kishin të bënin me përmirsimin e ofertës turistike të kësaj zone, çka flet qartë për rëndësinë që ato i kushtojnë promovimit të Krajës si destinacion turistik.

Kryetarja e degës së kësaj shoqate në Krajë, Medina Cura, tha për televizionin Teuta se ato tashmë e njohin rëndësinë që turizmi mund të ketë për Krajën,prandaj edhe projektet e prezantuara janë kryesisht të orientuara drejt turizmit. Ajo tha se shoqata “Kraja” nuk ka as përkrahje as qasje politike, por pret përkrahjen e institucioneve lokale dhe shtetërore në mënyrë që këto projekte të realizohen ashtu siç janë parashikuar.

  • 1

    Radio