Ligji i propozuar për sigurinë e informacionit
Prej tvteuta10 May 2024
Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme miratoi Projektligjin për sigurinë e informacionit. Siç njoftoi ministri i Administratës Publike Marash Dukaj, Mali i Zi është vendi i parë në rajon që propozon një akt të tillë, duke e harmonizuar atë me direktivat e BE-së dhe i referohet kapitullit 10. “Në rastin konkret kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me partnerët e BE-së dhe NATO-s, ky ligj është shumë i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe sigurisë”, tha Dukaj. Ai ligj, siç ka bërë të ditur ai, parasheh formimin e një agjencie të sigurisë kibernetike, e cila kryesisht do të jetë e ngarkuar me mbrojtjen nga luftërat kibernetike. “Në vitin 2022 nuk kemi pasur mbrojtje 24/7 si sot”, tha Dukaj dhe shtoi se luftërat kibernetike janë luftërat më të rrezikshme sot në botë.