Rajoni/Bota Më shumë

Ofensiva në Rafah, SHBA i pezullon Izraelit furnizimet- kërkon armëpushim!

Prej tvteuta14:28, 8 Maj 2024

Në mesin e shqetësimeve mbi ofensivën izraelite në qytetin e Rafah-së në jug të Gazës, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar furnizimin e Izraelit me bomba, e pohuar kjo nga një zyrtar i lartë amerikan. Dërgesa e pezulluar, sic pohon ai, përmbante bomba prej 900 dhe 225 kilogramësh.

Shqetësimi i SHBA-së ishte se ato mund të përdoreshin nga forcat izraelite në zona me popullsi të dendur. Izraeli nuk i ka “zgjidhur plotësisht” shqetësimet e SHBA-së për nevojat humanitare të civilëve në Gazë, sipas zyrtarit në fjalë. Në rafah janë strehuar aktualisht më shumë se 1 milionë civilë, të larguar nga pjesë të tjera të territorit në mesin e ofensivës izraelite atje kundër Hamasit, të cilin qeveria izraelite është zotuar ta crrënjosë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu hodhi poshtë më herët një variant të marrëveshjes së armëpushimit me të cilin Hamasi kishte rënë dakord, megjithatë Ëashingtoni duket optimist se një marrëveshje armëpushimi është e mundur vërtet. “Një vlerësim i afërt i pozicioneve të dy palëve sugjeron se ato duhet të jenë në gjendje të tejkalojnë mosmarrëveshjet e mbetura”, pohoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur atë proces dhe për të arritur atë rezultat.” Drejtori i CIA-s Ëilliam Burns ndodhet në Kajro duke u angazhuar në emër të Shteteve të Bashkuara në negociatat që përfshijnë Izraelin, Hamasin, Egjiptin dhe Katarin. Bisedimet synojnë arritjen e një armëpushimi të përkohshëm të shoqëruar me lirimin e disa pengjeve izraelite të mbajtur nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

  • 1

    Radio