Aktuale Më shumë

Deri në vitin e ardhshëm, përfituesit e pensioneve proporcionale do të marrin 450 euro

Prej tvteuta13:25, 10 Maj 2024

Më së voni nga viti i ardhshëm, pensionistët që marrin pensione proporcionale do të kenë trajtim dinjitoz nga Mali i Zi, si të gjithë pensionistët e tjerë, ka bërë të ditur kryeministri Millojko Spajiq.

Spajiq ka shpjeguar se deri më tani nuk kemi nënshkruar marrëveshje me vendet përreth dhe se ministrja Naida Nishiq do të nënshkruajë sot një marrëveshje me Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila do të përmbyll të gjitha nismat rajonale.

“Ne nuk kishim se si të kuptonim se sa janë pensionet që marrin qytetarët tanë nga rajoni. Tani do të kemi informacion se sa janë pensionet e tyre dhe Mali i Zi do të paguante diferencën deri në 450 euro,” theksoi Spajiq.

Ministria Nishiq tha se një marrëveshje me Shqipërinë është në proces dhe së shpejti do të jetë edhe me Bosnje-Hercegovinën dhe Rumaninë.

Marrëveshja është e rëndësishme, thotë ajo, sepse do të zbatohet për të drejtat pensionale dhe shëndetësore.

“Ne do ta informojmë publikun në kohën e duhur kur do të përfundojë”, theksoi ajo.

 

  • 1

    Radio