Politikë Më shumë

Zenka takohet me Xhaferin

Prej tvteuta09:34, 4 Korrik 2017

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë në Mal të Zi Mehmet Zenka, prit dje në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin. Ministri Zenka e njoftoi Xhaferin me faktin se popujt pakicë në Mal të Zi janë aleat politik në proceset progresive në të cilët po kalon vendi, dhe se ato janë urë lidhëse në marrdhëniet e mira me shtetin amë.

Xhaferi e falenderoi ministrin Zenka për mikpritjen dhe siguroi se Maqedonia duke respektuar qytetarët e vet do të marrë shembullin e Malit të Zi në orientimin drejt integrimeve euroatlantike. Bashkbiseduesit u dakorduan se të dy vendet janë të përkushtuara maksimalisht drejt të ardhmes euopiane dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë në forcimin e konceptit demokratik të shoqërisë.

  • 1

    Radio