Aktuale Më shumë

Millatoviq në postin e presidentit për një vit: U përpoqa për pajtim

Prej tvteuta13:36, 20 Maj 2024

Vizioni i zhvillimit të shtetit civil dhe evropian të Malit të Zi, siç e prezantova në fillim të mandatit tim, i formësoi veprimet e mia dhe ndikoi vendosmërisht në vendimet e marra në vitin paraprak, tha sot presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Milatoviq në fjalimin e tij me rastin e një viti nga marrja e detyrës si President i Malit të Zi theksoi se ai u përpoq të punojë si faktor pajtimi dhe uniteti dhe për të mirën e shoqërisë në tërësi, për t’i drejtuar proceset shoqërore drejt demokratizimit të mëtejmë të Malit të Zi.

“Në vitin paraprak janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve që do të na afrojnë anëtarësimin në BE dhe në këtë mënyrë, pas vitesh stagnimi, është bërë përparim i dukshëm në rrugën tonë evropiane”, tha ai.

Ai tha se në ditët kur festojmë pavarësinë, jemi në një fazë të rëndësishme historike, përfundimi me sukses i së cilës do të varet nga cilësia e jetës sonë, por edhe të brezave që do të vijnë.

“Zhvillimi i mëtejshëm i demokracisë, përmirësimi i gjendjes së shtetit ligjor dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik paraqesin tre procese paralele që kërkojnë përfshirjen më të madhe të të gjithë faktorëve socialë, sepse BE-ja nuk është një qëllim në vetvete, por një përkushtim vlerash ndaj të cilit Mali i Zi i takon.

Millatoviq theksoi se përmes aktivitetit intensiv diplomatik është forcuar reputacioni ndërkombëtar i vendit, është konfirmuar partneriteti strategjik me SHBA-në dhe vendet kyçe evropiane, është përmirësuar besueshmëria e anëtarësimit në NATO dhe është demonstruar përkushtimi për bashkëpunim rajonal.

Ai gjithashtu vuri në dukje se në nivelin e brendshëm, vlerat themelore si arsimi, shkenca dhe kultura janë rikthyer në fokus, duke krijuar kështu kushte për ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta.

Ai po ashtu tha se përmes aktiviteteve të shumta ka theksuar rëndësinë e nxitjes së harmonisë ndërfetare dhe ndërkombëtare, duke e konsideruar diversitetin si pjesë të thesarit të pasur kulturor të shoqërisë sonë civile.

Ai kujtoi se përballja me të kaluarën ishte një detyrim dhe borxh ndaj atyre që për shkak të një angazhimi tjetër kombëtar, fetar apo politik, bënë një sakrificë të injoruar nga shteti për dekada.

Në fund, ai shprehu besimin se si shoqëri kemi arritur të kuptojmë rëndësinë e momentit aktual, në mënyrë që të gjithë së bashku të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të begatë për vendin tonë.

  • 1

    Radio