Kulturë Më shumë

Zana Shabaj , nxënëse në Medresenë “Mehmed Fatih” –Tuz , fituese e “Garat e recituesve të rinjë” 2018

Prej tvteuta10:02, 19 Nëntor 2018

Për të pestin vit Fondacioni “Studenti” organizoi Garat e recituesve të rinj në nivel të të gjitha shkollave në gjuhën shqipe në Malin e Zi, ndërsa ky aktivitet ka tashmë një traditë prej trembëdhjetë vitesh në nivel të shkollave në komunën e Ulqinit. Nga 17 shkolla ftesës iu përgjigjën pozitivisht 15 prej tyre, dhjetë shkolla fillore dhe pesë shkolla të mesme nga Plava, Gucia, Malësia, Kraja (Tivari) dhe Ulqini.Kryetari i Fondacionit “Studenti” Hajredin Kovaçi përshëndeti të pranishmit dhe u shpreh se përkundër vështirësive financiare që kanë hasur pasi ky aktivitet këtë vit nuk është mbështetur nga ndonjë institucion, ato nuk kanë ngurruar, por kanë dashur që ai të vazhdojë duke e ditur se ky është konkursi i vetëm që organizohet në mënyrë të rregullt për shkollat shqipe në Mal të Zi. Fituese e çmimit të madh, e para në “Garat e recituesve të rinjë” 2018 u shpall Zana Shabaj , nxënëse e vitit të katërt në Medresenë “Mehmed Fatih” –Tuz, e cila u paraqit me poezinë “Një natë pa gjumë” nga Migjeni.

 

Fituesit e tjerë:

Në kategorinë e shkollave fillore:

Vendi i tretë: Ardena Gjonbalaj – “Xhafer Nikoçeviq” – Guci

Vendi i dytë: Irena Selçanin – “Marko Nuculloviq” – Shtoj

Vendi i parë: Fiorentina Lekperiq – “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” – Ostros

Në kategorinë e shkollave të mesme:

Vendi i tretë: Valbona Hasangjekaj – “Beqo Bashiq” – Plavë

Vendi i dytë: Nejra Mujali – “Vëllazërim Bashkim” – Ulqin

Vendi i parë: Dëbora, Erestina , Anisa, Edona dhe Dioni  Gjimnazi privat “Drita” – Ulqin

  • 1

    Radio