Aktuale Më shumë

Vuksanoviq Stankoviq në Ulqin. Takim me zyrtarët e Forcës

Prej tvteuta18:58, 7 Mars 2023

Në Ulqin sot qëndroi për vizitë kandidatja e PSD për presidente e Malit të Zi, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, gjatë së cilës u takua me zyrtarët e Forcës së Re Demokratike.

Ajo u shpreh e kënaqur me bisedën e zhvilluar dhe theksoi vlerat e përbashkëta që ndajnë këto subjekte, siç janë integrimet evroatlantike , demokratizimi i vendit, si dhe ruajtja e harmonisë ndëretnike.

“Për shkak të vlerave që ndajmë, besoj se lufta jonë ka të njëjtin qëllim – një Mal i Zi qytetar dhe anëtar i plotë i Bashkimit Evropian”, tha Vuksanoviq Stankoviq.

Ajo më herët zhvilloi edhe takime me Partinë Boshnjake dhe Inciativën Qytetare Kroate, ndërsa priten takime edhe me subjekte të tjera të popujve pakicë. Ajo disa herë e ka pësëritur se politika e saj dhe e partisë që përfaqëson e mertin përkrahjen e popujve pakicë.

“Mendosj se me punën time në parlament, por edhe me angazhimin tim për një Mal të Zi që përfaqëson vlerat që janë shënuar në Kushtetutë, e që është një Mali i Zi qytetar dhe multietnik, e kam merituar përkrahjen e të gjithë popujve pakicë. Unë dhe Partia Socialdemokrate, së bashku me partitë e pakicave, jami përfaëqsues autentik të Malit të Zi të vërtetë, i cili në vitet 90-ta ishte në anën e drejtë të historisë.”- tha Vuksanoviq Stankoviq.

Vuksanoviq Stnkoviq ishte kandidate edhe në zgjedhjet e vitit 2018, në të cilat doli e treta me rreth 8% të votave. Në ato zgjedhje pati një përrhaje relativisht të mirë në zonat ku jetojnë popujt pakicë, çka mund të jetë rast edhe në zgjedhjet e 19 marsit, pasi këta të fundit nuk kanë kandidat të vetin. Është e qartë se pjesë dërrmuese e votave të pkicave do të ndahen mes saj dhe Gjukanoviq.

  • 1

    Radio