Politikë Më shumë

Vujanoviq: Nuk ka nevojë për referendum

Prej tvteuta15:41, 22 Prill 2017

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq , ka deklaruar se para katër viteve  ka besuar se referendumi është mënyra më e mirë për të treguar vullnetin e popullit në lidhje me antarsimin në NATO, por se tani për të nuk ka nevojë.

Sipas tij, në këto katër vite nuk ka ndodhur asgjë që referendumin ta bëjë të obligueshëm, kurse majft gjëra sugjerojnë se për të nuk ka nevojë. Ai shtoi se qytetarët janë të vetëdijshëm se zgjedhjet e kaluara ishin një lloj referendumi për NATO, ku partitë që përkrahin këtë antarsim morën besimin e shumicës së popullit. “Referendumi do të ishte një kërcënim i ri dhe i panevojshëm për sigurinë e vendit”, tha Vujanoviq.

 

  • 1

    Radio