Politikë Më shumë

Vujanoviq kërkon që Medojeviq të ndiqet i lirë

Prej tvteuta09:54, 3 Korrik 2017

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq i ka sugjeruar kryeprokurorit  Ivica Stankoviq  që të japë udhëzim me të cilin deputeti Nebojsha Medojeviq mund të ndiqet në gjendje të lirë.

Nga zyra e presidentit kumtohet se Vujanoviq ka biseduar edhe me Medojeviq, nga i cili ka marrë sigurinë se ai do të respektojë thirrjet e Prokurorisë dhe nuk do të pengohet puna e këtij institucioni, prandaj ka vlerësuar se nuk ekziston nevoja për paraburgimin e tij. Hetimin e Medojeviq në gjendje të lirë e kanë kërkuar edhe zyrtarët e Frontit Demokratik, të cilët prej 4 ditësh ndodhen në ambientet e Kuvendit të Malit të Zi.

  • 1

    Radio