Politikë Më shumë

Vujanoviq: Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zevendësojë BE-në

Prej tvteuta16:05, 1 Korrik 2017

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka deklaruar se Mali i Zi është i gatshëm për çfarëdo bashkëpunimi në mes vendeve të rajonit, por duhet të largohen hamendjet se ky bashkëpunim mund të jetë alternativë e antarsimit në Bashkimin Evropian.

Ai pas pjesmarrjes në Forumin e Dubrovnikut tha se në këtë forum është pritur të ndëgjohet nga Mali i Zi dhe vende te tjera ballkanike se cili është qëndrimi i tyre ndaj procesit Berlin Plus , i cili është një model i ri qasjeje i Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perendimor. Vujanoviq tha se Mali i Zi në këtë drejtim ka një qëndrim të njohur, çka do të thotë se është i gatshëm të kontribuojë në përmirsimin e bashkëpunimit rajonal, por kjo nuk duhet të cënojë mekanizmat e politikave suvereniste ekonomike të çdo shteti.

  • 1

    Radio