Sociale Më shumë

Vjelja e taksës turistike 48% më e lartë se vitin e kaluar

Prej tvteuta16:15, 4 Gusht 2016

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Sead Osmanoviq, tha për televizionin Teuta se vjelja e taksës së banimit këtë vit është 48% më e lartë se vitin e kaluar , edhe pse nuk ka pasur angazhime të punëtorëve sezonal. Ai sqaroi se përveç rritjes së të ardhurave, në këtë mënyrë janë edhe kursyer shumë mjete financiare të Komunës, çka ka sjellur përfitim të dyfishtë.

Në lidhje me vendimin për taksën fikse të banimit, e cila u miratua nëKuvendin Komunale, Osmanoviq për televizioin Teuta tha se ky lloj pagimi i taksës nuk është i detyrueshëm, por mund të zgjidhet si opsion kundrejt atij që është përdorur deri tani.

  • 1

    Radio