Sporti Më shumë

Vdiq motoçiklisti spanjoll gjatë garës që njihet si më e rrezikshmja

Prej tvteuta16:15, 7 Qershor 2023

Motoçiklisti spanjoll Raul Torras Martinez ka vdekur si pasojë e një aksidenti që pësoi të martën gjatë garës “Isle of Man TT”, kanë bërë të ditur organizatorët raporton “Daily Mail”.

Është njoftuar se 46-vjeçari vdiq në rrethin e fundit të garës.

TT është festival i garave me motoçikleta që mbahet për dy javë në një ishull në veri të Anglisë. Aty mblidhen motoçiklistë të famshëm të garave të rrugës.

Torras Maartinez ishte garues me përvojë, ndërsa debutoi në këtë garë në vitin 2017.

Garat TT janë mbajtur që nga viti 1907 dhe është një prej garave më të rrezikshme në motorsporte.

Gjashtë garues vdiqën vitin e kaluar, ndërsa me Torras Martinezin numri i viktimave në histori të kësaj gare ka arritur në 267.

  • 1

    Radio