U zhvillua aksioni i pastrimit. Pjesmarrje e vogël e vendasve
Prej tvteuta16 September 2017
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, organizuar nga OJQ Zero Waste Montenegro dhe me mbështetjen e disa OJQ-ve lokale si MogUl dhe dr.Martin Shnajder Jakobi, u zhvillua sot një fushatë pastrimi në zonën e grykderdhjes së Port Milenës. Siç u tha nga kjo organizatë, qëllimi ishte të pastrohej kjo pjesë nga mbetjet plastike dhe deponitë e egra, të cilat pas përfundimit të sezonit kanë plasur gjithandej. P ërfaqsuesja e Zero Waste Montenegro, Masha Tomkoviq, tha se aksionit iu bashkangjiten edhe organizata lokale, megjithatë shumica e vullnetarëve ishin nga Podgorica dhe jo nga qyteti ku po zhvillohet aksioni. Aksione të ngjajshme janë organizuar edhe në Sutomore, Kotor, Tivat dhe Tivar.