TURIZËM Më shumë

U vendos gurëthemeli për pikat e vrojtimit në Valdanos dhe Shtegvashë

Prej tvteuta16:25, 30 Mars 2017

Në praninë e zyrtarëve më të lartë të Komunës së Ulqinit , sot u bë vendosja e gurëthemelit për ndërtimin e pikave të vrojtimit në Valdanos dhe Shtegvashë, të cilat do të shërbejnë si vende prej ku vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë bukuritë e gjirit të Valdanosit dhe Liqenit të Shkodrës.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, tha për televizionin Teuta se këto pikë vrojtime  paraqesin investime simbolike të cilët do tu mundësojnë turistëve të njihen me perlat e Ulqinit. Drejtori i Organizatës turistike Fuad Haxhibeti, tha se investimi në këtë pikëvrojtim kap shifrën e 50.000 eurove, si dhe njoftoi se po punohet edhe në ndërtimin e stazave që çojnë tek krojet në zonen e Valdanosit.

  • 1

    Radio