TURIZËM Më shumë

U bë hapja solemne e pikëvrojtimit në Valdanos

Prej tvteuta15:36, 25 Janar 2018

Gjatë ditës së sotme u bë hapja solemne e pikëvrojtimit në Valdanos. Ky projekt është i realizuar nga Organizata Turistike e Ulqinit, të cilët kanë montuar ulëset solare , të cilat sigurojnë wi-fi falas dhe mbushjen e celularëve. Ulëset kanë edhe ndriçimin led që furnizohet nga energjia diellore, me çka pikëvrojtimet do të jenë të ndriçuara gjatë gjithë kohës, kështu u shpreh për Televizionin Teuta drejtori i Organizates Turistike Fuad Haxhibeti. Realizimi i këtij projekti ka arritur shifren e rreth 32 000 eurove, shtoj Haxhibeti.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu u drejtua të gjithë të pranishmëve se ky është edhe një projekt i cili dëshmon se do të vazhdohet të punohet për të mirën e Ulqinit. Kryetari Cungu shtoj se Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të përkrahë të gjitha aktivitetet për kthimin e ullishtës së Valdanosit pronarëve të mëparshëm.Ulqini do të ketë pikat e vrojtimit të ndërtuara nga Organizata Turistike e qytetit, njërin në Valdanos dhe tjetrin në Shtegvashë, ku hapja solemne do të bëhet ditën e shtunë me 27 janar.

  • 1

    Radio