Ekonomi Më shumë

TVSH tani 21%. Rriten çmimet e karburantit, cigareve, naftës…

Prej tvteuta10:23, 2 Janar 2018

Me fillimin e vitit në Mal të Zi janë rriturt edhe çmimet e disa prej mallrave të konsumit, përveç atyre ushqimorë bazë, të cilët edhe në vazhdim do të taksohen në masën prej 7% të TVSH-së.

Për mallrat e tjerë TVSH do të jetë 21%, nga 19% që ishte deri tani. Rritje ka pësuar edhe akciza në disa mallra të importit, si cigaret, alkooli dhe lëngjet, të cilët po ashut do të pësojnë rritje të çmimit. Edhe nafta do të ketë çmim më të lartë për 2 cent për litër, si rezultat i rritjes së TVSH-së, njëjtë sikur edhe energjia elektrike, çmimi i të cilës do të jetë më i lartë për 2.7%.

  • 1

    Radio