Sporti Më shumë

Turneu “Miljan Miljaniq” mblodhi 13 ekipe nga rajoni dhe vendi

Prej tvteuta10:13, 23 Qershor 2018

Për të shtatën herë radhazi në fushat e futbollit “Çausheviq”, po mbahet turneu “Miljan Miljaniq”, i cili mblodhi 13 ekipe  të moshave nga 2005 deri në 2010. Rreth 250 djem nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur tashmë disa ndeshje dhe trajnerët e klubeve janë të kënaqur me kushtet dhe thonë se ky turne duhet të rritet në një nivel edhe më të lartë.

Turneu përfundon sot, kur do të luhen ndeshjet e fundit dhe do të shpallet skuadra më e mirë, tre vendet e para do të marrin shpërblime, si dhe do të jepet çmimi Fair Play, çmimi për lojtarin e turneut, portierin dhe golshënuesin. Promovuesi i turneut, Zoran Batroviq, do t’i dorëzojë trofeun ekipit më të mirë , dhe shoqëri do të duhej ti bënte dhe presidenti i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës , Fadil Vokrri, i cili vdiq papritur dy javë më parë. Sponsor i përgjithshëm i turneut “Miljan Miljaniq” është Komuna e Ulqinit.

  • 1

    Radio