Aktuale Më shumë

Trump: Do ta bëjmë Amerikën sërish të madhe

Prej tvteuta10:20, 21 Janar 2017

Presidenti i 44-të amerikan, demokrati Barack Obama, pas tetë vitesh u largua nga Shtëpia e Bardhë. Vendin e tij e zë republikani Donald Trump, i cili dje tha betimin si presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Trump, pas betimit si president i ri amerikan, ka thënë se do t’i shërbejë popullit dhe se do të mbrojë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne qytetarët e Amerikës jemi bërë pjesë e një përpjekje të përbashkët për ta ndërtuar shtetin tonë dhe për t’i dhënë shpresë popullit tonë. Ne do të kemi sfida, ne do të kemi vështirësi, por do ta kryejmë punën. Do ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, ka shtuar Trump. Në inaugurimin e tij u dallua se morën pjesë një numër shumë më i vogël njerëzish se në inaugurimin e tashmë ish presidentiti Obama në vitin 2009.

  • 1

    Radio