TURIZËM Më shumë

Thyhen rekordet: Në Mal të Zi mbi 200.000 turistë të regjistruar

Prej tvteuta16:23, 12 Gusht 2017

Në Mal të Zi aktualisht janë duke pushuar mbi 200.000 turistë të regjistruar kanë njoftuar nga Organizata nacionale turistike, çka përbën rritje prej 8% në krahasim me vitin e kaluar. Nga kjo organizatë thonë se më së shumti turistë regjistrojnë kapacitetet hotelerike të Budvës, Herceg Novit dhe Ulqinit.

Në hotelet e “Rivierës së Ulqinit” numri i pushuesve është 20% më i lartë se vitin e kaluar. Përveç turistëve nga Rusia , të cilët janë më ët shumtit në numër, mjaft vizitorë vijnë edhe nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Polonia, Hungaria dhe vendet e Beneluksit.

  • 1

    Radio