Rajoni/Bota Më shumë

Thaçi: Raporti i Dick Martit kishte prapaskena politike

Prej tvteuta16:08, 9 Tetor 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Gjykatën Speciale është një mundësi për të forcuar ndjenjën e drejtësisë në Kosovë. Presidenti po ashtu shoti se publikimi i raportit të Dick Martit nuk ka qenë aksidental, por i motivuar politikisht, sepse është botuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2010. “Publikimi i pjesëve të raportit në media ndërkombëtare me ndikim të rusëve, raporti është shprehje e mllefit ndaj kontributit të SHBA dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Institucionet e Kosovës këtij raporti iu përgjigjen me shumë përgjegjësi”, tha Thaçi.

Ai shtoi se vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e akterëve ndërkombëtar, se sa për drejtësi. Thaçi drejtoi edhe akuza ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare për mos mbajtje të premtimeve. “Nga Bashkësia Ndërkombëtare na u premtua se do të mund të aplikonim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, se do të ndodh liberalizimi i vizave, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNECO, se do të formimin Ushtrinë e Kosovës shpejt dhe që do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën themeloi Gjykatën, mirëpo Bashkësia Ndërkombëtare asnjë nga këto premtime nuk i realizoi, përkundrazi Kosovës iu vështirësua rrugëtimi euroatlantik”, u shpreh Thaçi, duke thënë se Kosova u tregua më lojale, por u ndëshkua më së shumti.

  • 1

    Radio