Rajoni/Bota Më shumë

Tërmet në Maqedoni me epiqendër në Tetovë

Prej tvteuta11:44, 18 Tetor 2023

Sipas Qendrës Sizmologjike tërmeti ka qenë me fuqi 3.2 shkallë, ndërsa është ndjerë në Shkup dhe Tetovë.

Tërmeti ka qenë me epiqendër 39 kilometra në jug-perëndim të Shkupit me thellësi 0 kilometra.

Nxënësit e shkollave në Tetovë janë evakuuar nga objektet shkollore dhe për momentin janë duke shqyrtuar situatën për të sjellë vendim nëse do të vazhdohet me mësimin.

Deri tani nuk është raportuar për dëme materiale, por ka pasur qytetarë të shqetësuar që i kanë ndjerë dridhet.

  • 1

    Radio