Rajoni/Bota Më shumë

Të martën pritet të vijë grupi i tretë i afganëve

Prej tvteuta15:50, 31 Gusht 2021

 

Në Kosovë në orët e para të së martës, arriti grupi i dytë i shtetasve afganë, të evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara, teksa gjatë dites  pritet të vijë edhe një grup tjetër.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se në grupin e dytë bëjnë pjesë 113 qytetarë afganë, bashkëpunëtorë të NATO-s dhe familjet e tyre, ndërkaq gjatë ditës do të vijnë edhe 131 shtetas të tjerë afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht në Kosovë.

“Strehimi i tyre është i përkohshëm edhe bazuar në vendimet e qeverisë. Ne kemi marrë zotimin e aleatëve tanë që strehimi i tyre të zgjatë sa më shkurt që është e mundur. Bëhet fjalë për çështje javësh, mos të them muajsh”, tha ai.

“Ne nuk do të kursehemi me mundësitë dhe kapacitetet tona”, tha Sveçla.
Në Kosovë të dielën, më 29 gusht u strehuan 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, më herët pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.

  • 1

    Radio