Aktuale Më shumë

Spajiq do të takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman

Prej tvteuta13:47, 29 Prill 2024

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq do të takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Sholz.

Siç ishte paralajmëruar nga Qeveria, Spajiq sot përveç Sholëzit do të bisedojë edhe me përfaqësues të Bordit Lindor të Ekonomisë Gjermane, Odës Ekonomike dhe Industrisë Gjermane dhe biznesmenë të tjerë.

Raportohet se Spajiq pasdite do të marrë pjesë në një debat të organizuar nga Shoqata Gjermane për Politikë të Jashtme.

Spajiq ndodhet për një vizitë pesëditore në Gjermani dhe deri më tani ka biseduar me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, Ministrin Federal të Ekonomisë, Robert Habek, si dhe me përfaqësues të Bundestagut.

Në platformën e vizitës së Spajiqit në Gjermani, thuhet se takimet me kolegët gjermanë janë një mundësi për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ai vend i jep pa mëdyshje rrugës së zhvillimit të Malit të Zi, si në arritjen e synimeve të politikës së jashtme ashtu edhe në aspektin e zhvillimin ekonomik dhe investues.

“Vizita zyrtare është gjithashtu një mundësi e mirë për të prezantuar rezultatet që Mali i Zi ka arritur në periudhën e kaluar, të cilat rrjedhin nga përmbushja e detyrimeve nga agjenda evropiane”, thuhet në dokument.

Thuhet se vizita është një mundësi që Spajiq të kujtojë se proceset reformuese brenda Bashkimit Evropian duhet të ecin paralelisht me politikën e zgjerimit dhe se Mali i Zi, si vendi më i avancuar në procesin e negociatave, është i gatshëm të ecë përpara në rrugën evropiane.

 

  • 1

    Radio