Aktuale Më shumë

Sot votëbesimi për Qeverinë

Prej tvteuta09:17, 26 Janar 2016

Sot në Kuvendin e Malit të Zi deputetët do të votojnë për votëbesimin ose jo të qeverisë së kryeministrit Gjukanoviq.

Seancën e djeshme e karakterizuan debate të ashpra në mes partnerëve të deritanishëm të koalicionit PDS dhe PSD, si dhe akuza të ndërsjellta në lidhje me problemet e vendit.

Mbrëmë pati edhe një takim të papritur në mes debutetëve të Malit të Zi Pozitiv Azra Jasaviq dhe Goran Tuponja me nënkryetarin e qeverisë Dushko Markoviq. Pas takimit kjo parti doli me një deklaratë për media ku u tha se takimi u bë me arsye sqarimi të platformës së tyre për tejkalimin e krizës.

  • 1

    Radio