Rajoni/Bota Më shumë

Sot takimi Biden- Putin

Prej tvteuta09:13, 16 Qershor 2021

Samiti që do të mbahet sot në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden në Gjenevë, nuk pritet të sjellë marrëveshje konkrete, mirëpo takimi do të mund të jetë i dobishëm, ka thënë ndihmësi i Kremlinit. Putin dhe Biden do të takohen për herë të parë, prej kur ky i fundit është bërë president. Marrëdhëniet mes dy shteteve tani janë në pikën më të ulët në disa vjet. Të dyja palët kanë thënë se takimi në vilën piktoreske buzë liqenit në Gjenevë do të sjellë marrëdhënie më të stabilizuara, megjithëse të dyja palët u përmbahen qëndrimeve diametralisht të kundërta për pika fërkimi si ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane, sulmet kibernetike dhe agresioni rus në Ukrainë.

  • 1

    Radio