Aktuale Më shumë

Solemnitet në QKI “Malësia”,në Tuz, me rastin e 15 Dhjetorit

Prej tvteuta11:50, 16 Dhjetor 2015

Komuna Urbane e Tuzit, dje shënoi 15 dhjetorin, Ditën e çlirimit.

Solemniteti i rastit u organizua në Qendrën Kulturore Malësia, me çrast u dorëzuan shpërblimet vjetore laureatëve të sivjetshëm. Ndërkaq, krerët shtetëror,presidenti Filip Vujanoviq, kryetari i Kuvendit, Ranko Krivokapiq dhe kryeministri, Millo Gjukanoviq, duke përgëzuar qytetarët, këshilltarët e kuvendit lokal dhe udhëheqsinë e kësaj komune urbane, kanë pohuar se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me zhvillimin më intensiv në këto treva.

Edhe këtë vit u ndanë shpërblimet vjetore të Komunës Urbane të Tuzit, laureatëve; profesorit në pension Pjeter Dreshaj dhe dr. Nermin Abdiq. Tërë programit i dhanë shije interpretimi i Dea Nicaj me violinë, pastaj grupi muzikor “Mars” dhe Shoqata Kulturore “R.Sharkiq” nga Tuzi       

  • 1

    Radio