Politikë Më shumë

Socialdemokratët në zgjedhje me parullën “Vazhdimisht për Ulqinin”

Prej tvteuta10:18, 29 Dhjetor 2017

Në mbledhjen e Shtabit Zgjedhor të Socialdemokratëve në Ulqin, unanimisht u soll vendimi që parulla e kësaj partie në  zgjedhjet lokale në Ulqin të jetë “Vazhdimisht për Ulqinin”. Kryetari i Këshillit Komunal të Socialdemokratëve në Ulqin Qazim Hoxhiq, tha se kjo parullë nënkupton që Socialdemokratët do të jenë vazhdimisht në mbrojtje të idesë socialdemokrate dhe për një politikë në të mirë të qytetarëve të Ulqinit.

Në mbledhje u diskutuan edhe problemet e qytetarëve të Ulqinit dhe zgjidhjet për kapërcimin e tyre që do të jenë pjesë e programit zgjedhor i cili do të prezantohet para qytetarëve në periudhën e ardhëshme.

  • 1

    Radio