Skender Katana fitues i turneut Budva 2017
Prej tvteuta11 April 2017
Në turne i cili u mbajt këtë fundjavë në Budva , tenisiti i ri nga Ulqini Skender Katana arrinë të shpallet kampion i turneut. Pjesën e parë të turneut ai e kaloi bindshëm pa humbur asnjë gem, kurse në gjysëmefinale u ndesh me lojtarin e KT Nikshiq Ivan Aranitoviq, ndaj të cilit fitoi me rezultat, 4:1, 2:0 , me tërheqje të këtij të fundit. Në finalen e turneut u takua me Marko Dragoviq nga klubi KT Eminent, ku po ashtu doli fitues me rezultatin 4:1, 4:0. Ky është turneu i tretë këtë vit në të cilin Skender Katana shpallet fitues.