Aktuale Më shumë

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve gjyqësore të Malit të Zi dhe SHBA

Prej tvteuta13:19, 21 Maj 2024

Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë negociatat për nënshkrimin e një traktati dypalësh ekstradimi, u ra dakord sot në takimin e ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Andrej Milloviq, me Bruce Shvarc, Ndihmës Zëvendës Prokurorit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu u sugjerua që Ministria e Drejtësisë e SHBA-së të sigurojë një prani të përhershme në Mal të Zi, në mënyrë që të përmirësohet më tej bashkëpunimi i shkëlqyer ekzistues për të arritur rezultate edhe më të mira në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Gjatë takimit u konfirmua vazhdimësia e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet ministrive të drejtësisë të dy vendeve. Ministri Milloviq shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga SHBA ndaj gjyqësorit malazez, duke theksuar se është e një rëndësie vendimtare jo vetëm për përmirësimin e sistemit tonë gjyqësor, por edhe për përmbushjen e agjendës evropiane të Malit të Zi. Gjithashtu, u konstatua domosdoshmëria e mbështetjes së mëtutjeshme për Prokurorinë Speciale të Shtetit (SDT) dhe Departamentin e Policisë Speciale (PSP), si në zgjerimin e kapaciteteve të tyre ashtu edhe në lidhje me zhvendosjen sa më të shpejtë në objektet e reja në ndërtesën e vjetër qeveritare”, u tha në njoftim.

Në një takim të hapur dhe të përzemërt, Milloviq dhe Shvorc shprehën besimin e tyre të fortë se këto hapa do të forcojnë më tej sistemin gjyqësor të Malit të Zi dhe do të avancojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

  • 1

    Radio