Shqipëri: Opozita sot në protestë
Prej tvteuta13 May 2017
Opozita në Shqipëri sot do të protestojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore do të angazhohen një numër i lartë punonjësish të policisë, të cilët pritet të sigurojnë mbarvajtjen e tubimit. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë përpara protestës së opozitës, deklaroi se do të “rrëzohet me forcën e bashkimit republika e vjetër e korrupsionit”. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës. Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.