Rajoni/Bota Më shumë

Shpërthim në Manchester. Të paktën 22 viktima

Prej tvteuta10:03, 23 Maj 2017

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në Angli, në qytetin e Manchesterit. Shpërthimi ndodhi në “Manchester Arena”, ku ishte duke u mbajtur koncerti i këngëtares amerikane Ariana Grande.

Nga shpërthimi janë raportuar 22 viktima të konfirmuara dhe mbi 50 persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që autoritetet vendase po hytojnë mbi dyshimet e një sulmi terrorist. Policia vendase bën thirrje që njerëzit të qëndrojnë sa më larg vendit të ngjarjes, ndërkohë që është mbyllur edhe stacioni i metrosë, Manchester Victoria, që ndodhet shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. “Ngjarja po hetohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka deklaruar kryeministrja Theresa May në një komunikatë të shpërndarë nga Downing Street.

Ndërkohë, fushata elektorale në mbarë Britaninë e Madhe është ndërprerë për shkak të sulmit; ndërsa është paralajmëruar një mbledhje e qeverisë dhe Komitetit të emergjencës Cobra, me kërkesë të kryeministres.

  • 1

    Radio